DASHI
Një event i rëndësishëm do t’ju bëjë që gjithë fundjava të jetë
pozitive. Në anën private, do të keni një mundësi të mirë për të
udhëtuar. Në dashuri, do të merrni vendime të rëndësishme për të
ardhmen tuaj.
DEMI
Kjo fundjavë rezulton të jetë shumë me fat. Në aspektin privat, mos i
ndalni mendimet tuaja, për krijimin e një miqësie të re. Në aspektin
afektiv, ju sugjerohet të programoni një zhvendosje të vogël, duke u
larguar pak nga realiteti!
BINJAKËT
Një surprizë e këndshme, mbase një dhuratë, në dashuri, do t’ju kënaq
pa masë. Në ambientin e punës, mos shprehni shumë emocionet tuaja, mos
tregoni gjithçka që ndjeni!
GAFORRJA
Ju, këtë fundjavë, do të rriteni profesionalisht dhe kjo falë aftësisë
suaj në komunikim. Në aspektin afektiv, do të keni disa përballje të
vogla me partnerin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të nxirrni disa defekte
të tij.
LUANI
Këtë fundjavë, ju duhet të shmangni gënjeshtrat, dhe shikoni me kujdes
rezultatet tuaja, për të vendosur gjithçka me përpikmëri. Sot, do të
keni kontakte me persona të një niveli të lartë intelektual. Në
dashuri, do të rifitoni besimin në lidhje me partnerin.
VIRGJËRESHA
Këtë fundjavë, nuk duhet të tregoheni pesimist, sepse gjithçka do të
shkojë sipas parashikimeve tuaja. Në aspektin afektiv, do të kaloni
këtë periudhë me personin tuaj më të dashur.
PESHORJA
Mos u largoni shumë nga idetë tuaja, pasi ato do të forcohen akoma më
shumë, nga një mundësi mjaftë e mirë që do t’ju vijë nga një miku
juaj. Në aspektin afektiv, do të gjeni ekuilibrin perfekt, duke mos u
turbulluar nga mendimet negative.
AKREPI
Do të arrini të bëni gjithçka sot, falë ndjenjave të pasionit. Në
aspektin ekonomik, është e mundur, që në këtë periudhë ta kaloni pak
normën e lejuar të shpenzimeve normale. Në dashuri, do të realizoni
një dialog të sinqertë.
SHIGJETARI
Yjet ju sugjerojnë, të merreni më shumë me sport, pasi do të jetë një
ditë me shumë fat. Në aspektin privat, impenjimet tuaja do të jenë të
shumta. Në aspekti afektiv, do t’ju kthehet dita, në një mbrëmje të
bukur nën shoqërinë e partnerit.
BRICJAPI
Në këtë fundjavë, do të përqëndroheni në një pushim të vogël, një
udhëtim të gjatë në mal. Në aspektin privat, do të keni fat nga ana
ekonomike. Në dashuri, do të keni një ditë të qetë pa tensione.
UJORI
Sot, do të duhet të dini si të kontrolloni veten tuaj. Në dashuri, do
të jeni të sinqertë dhe të pastër përballë partnerit tuaj. Ju
këshillohet, të mos jini shumë modest!
PESHQIT
Në këtë fundjavë, do të përqëndroheni më shumë, tek vetja juaj, për të
pasur më shumë relaks, duke u larguar kështu nga rutina e përditshme e
punës. Në aspektin afektiv, do të keni të gjithë vëmendjen e partnerit
për më shumë dashuri.