BallinaPolitikeMonika Kryemadhi anulon pushimet në LSI: Kemi zgjedhje në 13 tetor

Monika Kryemadhi anulon pushimet në LSI: Kemi zgjedhje në 13 tetor

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka thënë strukturave të saj se muajt korrik dhe gusht nuk do të jenë pushim, por punë për të përgatitur zgjedhjet që mbahen në 13 tetor sipas dekretit të Presidentit.

“Falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. Strukturat e LSI janë të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin.

Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve” –tha Kryemadhi.

 

Një ditë më parë Kryemadhi tha se nuk kishte frikë të hynte në zgjedhje edhe me Ramën Kryeministër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular