BallinaLifestyle“Krisje” në aleancën Juli-Erjola? Reagimet e banorëve nxisin debat: Njerëzve që kam...

“Krisje” në aleancën Juli-Erjola? Reagimet e banorëve nxisin debat: Njerëzve që kam afër…

Një “krisje” duket se ka ndodhur në raportin mes Julit dhe Erjolës, gjë që ka nxitur debate dhe me banorët e tjerë, që në prime u përcoll kështu:

Erjola: Unë dhe Juli, raporti ynë miqësorë, normalisht nuk do ndryshojë. Ajo që kam diskutuar përballë me të, që s’kam dashur ta diskutojë me të tjerët, ishte një pakënaqësi që ja kam thënë dhe Julit në sy, u ndjeva pak e parespektiuar, kur nisa një debat pas prime-t të shkuar. Kanë qenë disa sekuenca të tilla, që nuk më pëlqejnë se rrethi është shumë i ngushtë. Bëhet pjesë e bisedës dhe kjo është karakteristika e tija, por jo që ta bëjë me mua. Marrëdhëniet e mia delikate me njerëzit e mi të afërt e sqaroj përballë dhe jo me armiq që e përdorin si situatë.

Ledioni: Kur vjen puna për në finale, a do i dalësh kundër Julit?

Erjola: Në pabesi, kurrë.

Ledioni: Më jep një shembull pabesie.

Erjola: Ja rasti i pabesisë. Mund të çohesha në këmbë dhe të thoja që Jul, nuk po më respekton, por zgjodha të mos e bëja që t’ia çoja në tavë Romeros, rivalit të tij më të fortë. Në qoftë se logjika nuk do pajtohet, atëherë do reagoj. Por t’i kundërvihem në situata për finale, nuk do e bëj me njerëzit e mi të dashur.

Juli: Unë i thashë që në çdo zinxhir unë jam i fundit. Nuk kam pretenduar që të jem me asnjë zinxhir i shpëtuar. Herën e parë që ishim 24 veta, i vetmi që mund të më shpëtonte ishte Gazi, që ishte në dhomë të rrëfimit, por më shpëtoi papritur Ledjona. Sa i përket situatës me Erjolën, këtu është lufta më e madhe mes gjësë së drejtë dhe asaj false. Ne sapo pamë një marrëdhënie komplet origjinale, komplet organike. Ka një respekt të ndërsjellë. Unë do ta ruaj respektin me këto vajza edhe po të më nxjerrin nga shtëpia. Nga ana tjetër kemi një treshe të stisur mes Eglës, Heidit dhe Romeos, që stisin dhe debate. Nuk kemi debate të tipit që pse zgjodhe të më shpëtosh të tretën.

Ledioni: Por kemi debate që ti merr protagonistin në momentin kur vajzave i duhet protagonizmi.

Juli: Ky është një debat teknik, që te krevati i kam kërkuar vajzave persë herë ndjesë.

Roza: Marrëdhënia e ne të treve, është shumë miqësore, ka shumë mirëkuptim. Juli më ka shpëtuar kur ka pasur mundësi dhe i jam mirënjohëse për këtë gjë. Erjola nga ana tjetër është një natyrë dinamike dhe në debate bën analiza shumë të thella. Juli nga ana tjetër gjikthashtu, kur ësshtë në debatet e tija nuk do kakofoni dhe do vijën e tij të mendimit. Kështu i bie të humbasin fillin në bashkëbisedimin me njëri-tjetrin.

Ledioni: A e shikon atë që ndodhi mes Eglës dhe Heidit, mund të ndodhë dhe mes Erjolës dhe Julit?

Roza: Jo.

Françeska: Ai ka pasur një grup vajzash që i ka shfrytëzuar në interesin e tij në lojë, që është e lejuar. Një gjë që nuk më ka pëlqyer te Juli, është që sa herë jam afruar unë me vajzat, ai ka ndjerë një lloj rreziku.

Juli: Si mund ta shoh Françeskën si rrezik, kur unë nuk kam asnjë llojë interesi për Françeskën me këto vajza? Bëhesh shoqe me Heidin godet atë (Romeon), bëhesh shoqe me Riken, godet Rozën.

Ledioni: Françeska, ti mendon se a do të ndodhë ajo që ndodhi mes Eglës dhe Heidit, te Erjola dhe Juli?

Françeska: Ja kam thënë dhe Erjolës, që a mendon se do të fitojë ajo me Julin. Unë nuk mora një përgjigje nga Erjola dhe po e jap unë. Jo Erjola, nuk do e fitosh.

Erjola: Për mua, vlera monetare mirë se të vijë. Por synimi im është dyshja e podiumit. Është gjë tjetër që unë nuk kam lidhje dashurie, por kam afrimitete me njerëz dhe ta kaloj kohën me ta.

Meritoni: Siç e pashë sot gjatë prime-t, pashë një Erjolë që ka kapacitet. Në momentin që tjetri i merr të gjithë logjikën e saj…

Juli: Po shikoj që Meritoni dhe shokët e tij, i shohin sot këto. Unë dhe Erjola i kemi parë disa herë këto. Kështu ka qenë Erjola, por s’keni ditur të shihnit.

Meritoni: Një veprim i saj, që të ka thënë mos ndërhy dhe ta ka thënë seriozisht, ti i ke kërkuar pesë herë falje.

Erjola: Unë ndryshe nga këta, njerëzëve që kam afër nuk i bërtas dhe t’ia jap në tavë armiqve.

Romeo: Unë mendoj se as Erjola, as Roza nuk ndikohen nga Juli, por i intereson të rrijë me atë.

Ledioni: Ti po thua që i intereson vajzave të vihen në këtë marrëdhënie?

Romeo: Iu intereson që Juli t’i përdori.

Roza: Romeo, kur mua më vjen Jetmir më thotë një skemë, kur vjen Liami dhe më thotë një skemë, asnjë nga skemat nuk ja raportoj Julit.

Romeo: Shkojnë e merren me tjetrin e tjetrin, kur e kanë vetë situatën aty.

Egla: Doja të thoja që ka kohë që i kam thënë Erjolës, “mafia” në këtë marrëdhënie me Julin, është e ndërtuar në bazë të interesave që ajo ka me atë. Nuk po ndodh si mua dhe Heidin, sepse marrëdhënia e Julit dhe Erjolës nuk është aspak organike.

Arbëri: Unë mendoj se Erjola në marrëdhënie me Julin i ka ndryshuar intonacioni i zërit. Erjola, si e pashë unë, është mbi vëmendjen. I çoi dhe mesazh Julit që stepu sepse dua vëmendjen time tani.

Ori: Ky ishte një debati mes një miqësie dhe aleance brenda lojës. Ishte shumë i paqtë, i qartë me argumente në ato që mund t’i ketë lënduar apo prekur. Erjolën e kam parë shumë simpatike si lojtare, edhe kur ka qenë gabim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular