BallinaSportBarcelona, nëntë lojtarë për tri vende

Barcelona, nëntë lojtarë për tri vende

Barcelona ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe Ernesto Valverde tani do të ketë shumë punë se si të rreshtojë skuadrën për edicionin 2018/19, ku objektivi do të jetë sërish, Champions League.

Antoine Griezmann dhe Frankie de Jong, janë ardhjet e reja te kampionët e Spanjës, të cilët do të japin gjithçka për të zënë vend në 11-she dhe duke parë klasin e tyre, vështirë që të mos ndodhë kjo.

Derisa sulmi do të jetë më pak problem për Valverden për të zgjedhur treshen përpara, (Messi, Suarez, Griezmann), mesfusha që tani ka nisur t’i shkaktojë kokëdhimbje trajnerit të Barçës.

Me ardhjen e De Jong, ka shkuar në nëntë numri i mesfushorëve që Barcelona ka në skuadër; Arthur, Vidal, Busquets, Rafinha, Coutinho, Roberto, De Jong, Rakitic dhe Alena.

Ata do të luftojnë për tri pozicione, pasi Valverde mendohet se do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me formacionin e tij të zakonshëm, 4-3-3.

Kështu, duke parë numrin e madh të mesfushorëve, Barça ka nisur të spastrojë skuadrën.

Rafinha mendohet se do të largohet, kurse Sergio Roberto do të vazhdojë të përdoret si mbrojtës i djathtë, e jo në pozicionin e tij natyral në mesfushë.

Ndërsa e ardhmja e Coutinhos ende nuk dihet, ashtu si edhe e Ivan Rakiticit – raportohet se dyshja në fjalë mund të hyjnë në marrëveshje për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Sido që të jetë, një gjë është e qartë – mesfusha e Barcelonës është e blinduar më shumë se kurrë më parë me gjithë këta super lojtarë në skuadër, e gatshme për sezonin e ri dhe për objektivat që do të jenë, Kupa, Liga dhe Liga e Kampionëve. Gazeta Express

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular