BallinaAktualitetBylykbashi: E vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Bylykbashi: E vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Oerd Bylykbashi: Kjo krizë e vetmja zgjidhje që ka janë zgjedhjet e parakohshme. E vetmja zgjidhje e shëndetshme, demokratike për këtë lloj krize janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga parlamenti pluralist që prodhon balanca dhe kontrolle, ne mund të kemi një prokuror të përgjithshmë që zgjidhet me konsensus siç thotë kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë. Ne mund të zgjedhin inspektor të lartë të drejtësisë, siç  e kërkon kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë.  Ne gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund t’i zgjedhim me konsensus. Para këtij lloj parlamenti që është zot, dikur këto kështu zgjidheshin. Shumica funksiononte për të balancuar raportet e pushtetit. Sot nuk është ashtu.

Sonila Meço: Dhe përfundonte duke akuzuar të njejtët prokurorë që ka zgjedhur mazhoranca marrim shembull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular