BallinaAktualitetTeatri në rrezik shembje/ Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës, artistët...

Teatri në rrezik shembje/ Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës, artistët apel qytetarëve

Artistët ju kanë bërë thirrje qytetarëve që tu bashkohen në mbrojtjeje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një njoftimi urgjent artistët bëjnë me dije se janë informuar se gjatë natës së sotme, do të bëhet zbrazja e plotë e Teatrit Kombëtar, me qëllim prishjen t godinës më pas.

Ata apelojnë për ndihmë tek qytetarët, që të mos lejojnë kriminelët të veshur me pushtet tu rrëmbejnë godinën.

Ja apeli i artistëve:

Burime nga administrata e Teatrit na njoftojnë se natën do të bëhet zbrazja e plotë e Teatrit Kombëtar. Kërkohet mobilizim i plotë qytetar. Të gjithë që munden, janë të ftuar të na bashkohen që të qëndrojmë sot natën për t’i bërë qeveritarët që veprojnë si gjithmonë hajdutçe natën që të stepen në qëllimin e tyre të mbrapshtë.

#MosGuxoMeTeatrin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular