Flamur Noka: Me dorëheqjen Haradinaj tregoi se është burrë shteti. Rama burrec pushteti

2
279

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur Noka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se, me aktin e ndërmarrë, Haradinaj tregoi se është burrë shteti.

Ndërkohë që nuk kursen akuzat as ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Burrat e shtetit nga burrecat e karriges së pushtetit i diferencojnë aktet. Ramush Haradinaj tregoi veten që është burrë shteti. Për vendin e për shtetin sakrifikoi pushtetin. Edi Rama për pushtetin po shkatërron e varros vendin dhe shtetin”, shkruan Flamur Noka.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2019/07/19/flamur-noka-me-doreheqjen-haradinaj-tregoi-se-eshte-burre-shteti-rama-burrec-pushteti/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: startnews.news/2019/07/19/flamur-noka-me-doreheqjen-haradinaj-tregoi-se-eshte-burre-shteti-rama-burrec-pushteti/ […]

Comments are closed.