BallinaAktualitetFlamur Noka: Me dorëheqjen Haradinaj tregoi se është burrë shteti. Rama burrec...

Flamur Noka: Me dorëheqjen Haradinaj tregoi se është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur Noka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se, me aktin e ndërmarrë, Haradinaj tregoi se është burrë shteti.

Ndërkohë që nuk kursen akuzat as ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Burrat e shtetit nga burrecat e karriges së pushtetit i diferencojnë aktet. Ramush Haradinaj tregoi veten që është burrë shteti. Për vendin e për shtetin sakrifikoi pushtetin. Edi Rama për pushtetin po shkatërron e varros vendin dhe shtetin”, shkruan Flamur Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular