BallinaAktualitetNjihuni me fshatin shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin 1636

Njihuni me fshatin shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin 1636

endosur rishtazi dhe diku me rrënje thellë në histori, duke krijuar edhe komunitetin e tyre.

I tillë është edhe Mandrica, një fshat në Bullgari, i cili është themeluar nga shqiptarët në vitin 1636.

Ditët e fundit ky fshat është vizituar nga Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Donika Hoxha dhe Edon Cana.

Ata kanë takuar zonjat shqipfolëse të fshatit dhe bisedojnë në gjuhën shqipe.

Mandrica është një fshat në kufirin jugor të Bullgarisë pjesë e rrethit të Ivajlovgradit, provinca Haskovo. Është një nder të rrallët fshatra shqiptarë në Bullgari. Popullsia e këtij fshati në vitin 2006 ishte 75 banorë.

Mandrica është vendosur në bregun e djathtë të lumit Bella Reka në pikën më lindore të maleve Rodope 15 kilometra në jug të Ivajlovgradit dhe dy kilometra larg lumit Lluda Reka, i cili njëkohësisht formon vijën kufitare bullgaro-greke.

Historia e fshatit shqiptar

Fshati Mandricë u krijua më 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës shumica e të cilëve fliste edhe greqisht”. Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular