BallinaKronikeVlorë/Rrahën policët që ndërhynë të shuajnë sherrin, pamjet live të arrestimit

Vlorë/Rrahën policët që ndërhynë të shuajnë sherrin, pamjet live të arrestimit

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e një sherri mes disa personash në lokal mbetën të plagosur edhe dy efektivë policie. Nga të dhënat e para mësohet se policët e forcave të rendit kanë qenë në patrullim kur kanë parë disa persona që konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Personat e përfshirë në konflikt kanë goditur policët, dhe dy prej tyre kanë mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës ndërkohë pamjet e mëposhte u përkasin vetëm pak minutave më parë.Në pamjet e “FaxNews” është momenti kur mbërrijnë forcat “Shqiponja” dhe arrestojnë personat e përfshirë në sherr ndërsa u japin ndihmën e para edhe kolegëve të tyre që mbeten të plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular