BallinaAktualitetMinistri i Jashtëm grek: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë me një...

Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë me një kusht

Ministri i ri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendhias, ka komentuar për herë të parë raportet me Shqipërinë. Nga foltorja e parlamentit, ai e bëri të qartë se “po-ja” e Greqise për hapjen e negociatave kushtëzohet nga respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

“Shqipëria vazhdon të mos përmbushë detyrimet në raport me të drejtat minoritare dhe pronësore të minoritetit etnik grek. Prandaj, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë (për çka BE ka shtruar kushte të qarta), do të vazhdojmë të mbikëqyrim ngushtësisht përmbushjen nga Shqipëria të pesë kritereve bazike. Do të vazhdojmë të mbikëqyrim ngushtësisht respektimin me vepra të të drejtave të njeriut. Për gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë të drejtat e pronës të minoritetit autokton grek”, ka deklaruar Dendias.

Pavarësisht kundërshtimit të manifestuar nga pozicioni i opozitës, qeveria e re greke, duket se ka ndryshuar qasje për marrëveshjen e Prespës. “Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pakësuar pasojat negative të marrëveshjes. Do të synojmë thellimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, në kuadër të bashkëpunimit me dobi reciproke. Mirëpo nuk do të tolerojmë fenomene të mosrespektimit të plotë të marrëveshjes”, sqaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular