BallinaOP EDKJO VERË QË S'NGROH

KJO VERË QË S’NGROH

Nga Bashkim Koçi

Jemi ndërkohë në mesin e verës dhe retë e zeza të një krize ekonomike që fryhen përditë mbi kokat e shqiptarëve, po thonë se dimri tashmë tek ne është bërë “zot shpie”. E ndjejnë ftohtësinë e kësaj krize në këtë verë që s’ngroh pothuajse të gjithë, përveç atyre që praktikat oligarkike, konçesionet, PPP_të, paratë e pista, korrupsioni i ngriti aq lart sa që ndjehen komod afer diellit pushtet që ngroh vetëm ata.

Euforik afer diellit pushtet që ngroh ata dhe xhepat e tyre, as që kan ndermend të shohin se si po shteron përditë e më tepër fuqia ekonomike e shqiptarëve nga kjo rënie agresive ekonomike.

Jo, jo! Kjo verë nuk ngroh! Ftohtësia e xhepave bosh ka paralizuar gjjthë sektorin e turizmit këtë verë. Duket sikur varrezat janë spostuar part time në bregdet dhe vetëm për fundjavë i lëshojnë vendin të gjalleve peligrin.

Kjo verë nuk ngroh! Gjallëria mungon! E plakën artificialisht këtë vend. Ja përzunë rininë nëpër botë. Ja vranë shpresën.

Kjo verë nuk ngroh as me reflektorët mediatik të demagogjis së dështuar dhe shfaqjeve poshtëruese të kësaj qeverie që shet përditë të njejtën përrallë. Përrallën rilindase që se beson më askush, ndoshta as ata vetë.

Nuk do ngrohë kjo verë për aq kohë sa kjo qeveri ka ftohur zemrën e shpirtin e çdo shqiptari që po jeton në një absurd peshtjellues.
Absurd i një pushteti ngritur mbi krimin elektoral të deformimit të vullnetit të votuesit.
Absurd i një pushteti që vazhdon të mbahet mbi gënjeshtren e shpifjen, stisur me manipulime shifrash e rezultatesh imagjinare të servirura mjeshterisht shqiptarëve nga megafonët e propagandës.
Absurd i një pushteti që i faturon çdo dështim opozitës duke e shpallur rrezik kombëtar për përparimin e integrimin e vendit.

Kjo verë nuk ngroh sepse retë e fryra të rënies së shtetit të së drejtës kan mbjellë errësirën e pabarazisë para ligjit. De facto po jetojmë në kushtet e një zullumi të përditshëm pêr llogari të një qeverisje të kthyer në një regjim autokratik.
Kriza demokratike që rëndohet përditë e më shumë nga rënia e institucioneve, Parlamenti i cunguar, mungesa e Gjykatës Kushtetuese e asaj të lartë, arroganca e pushtetit dhe shpërfillja e hierarkisë vendimmarrëse po kthehet në vrastare të demokracisë.

Kjo verë nuk ngroh dhe retë e fryra të krizës ekonomike dhe demokratike mbi kokat e shqiptarëve ndoshta po presin Shtatorin e në vazhdim për tu kthyer në rrebesh shiu shplarës të zhulit qeverisës që po na vret përditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular