Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e konsultimit publik për programin e veprimit 3-vjeçar, për vitet 2019 – 2021, në zbatim të Strategjisë Minerare.
“Ky projektvendim ka për qëllim miratimin e programit të veprimit për zbatimin e strategjisë minerare, i cili është dokumenti afatmesëm i planifikimit minerar, për periudhën 3 (tre) vjeçare 2019 – 2021, që hartohet në bazë të strategjisë minerare dhe që përcakton politikat dhe programet e veprimit dhe kërkon të realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve minerare ekzistuese dhe në perspektivë, në përputhje me zhvillimet e reja të ekonomisë shqiptare, në respekt të mjedisit ku jetojmë” shkruhet në projektvendimin që ka kaluar në proces konsultimi.
Nisma përmban 3 anekse; planin 3 vjeçar të shfrytëzimit minerar, të dhënat për vendburimet dhe zonat që konsiderohen të rrezikshme. Në listën e të dhënave për vendburimet që publikon SCAN janë edhe zonat minerare që përmbajnë metale të çmuara si ar, argjend apo platin. Në aneks rezulton se janë 6 zona minerare me përmbajtje ari.
Më poshtë lista e vendburimeve të arit:
-Mirditë/Zona e Bukëmirës-Simon
-Përmet
-Kuçovë-Berat-Gramsh/Zona e Mendrakës-Lumi i Tomorricës
-Mirditë/Zona e Kaçinarit
-Librazhd/Zona Babje/Ar
-Mirditë/Zona Kthellë e Epërme