BallinaAktualitetVideo/Gati për të ndërhyrë?...Policia rrethon teatrin, s'lejon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës...

Video/Gati për të ndërhyrë?…Policia rrethon teatrin, s’lejon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës t’i afrohen

Teksa aktorët dhe qytetarët vijojnë të qëndrojnë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, qeveria dhe policia bëjnë lëvizjet e rradhës. Policia rrethon teatrin dhe nuk lejon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës t’i afrohen Teatrit Kombëtar Forca të shumta policore kanë rrethuar gjatë pasdites Teatrin Kombëtar. Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda.

Madje media është larguar siç duket edhe në videon e publikuar në FB forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme. Punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë. Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ish-deputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri. Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

Forcat policore jane shtuar tek Teatri Kombetar duke urdhëruar bllokimin e çdo hyrjeje që të çon atje.

Gjithashtu forcat e policisë po ndalojnë  kamerat të qendrojnë tek sheshi i Teatrit.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 24. Juli 2019

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular