Ne Pallatin e Kultures te qytetit te Peshkopise, u zhvillua ceremonia e dekorimit te Dritan Jasharit, kengetar i talentuar popullor, me titullin “Nderi i Kultures Dibrane”, nga Keshilli Bashkiak Diber.
Ishin te pranishem qindra qytetare, disa kengetare e kengetare te shquara, te cilet, performuan kenge popullore per pjesemarresit.
Ne mesin e tyre ishte edhe z. Leonard Tase, keshilltar i Presidentit te Republikes per sportin e kulturen dhe z. Flamur Bulku-nenkryetar i Keshillit Bashkiak te Dibres.
Aktiviteti u zhvillua ne forme spektakli- kenge e valle popullore dhe pershendetje nga te pranishmit. Kenduan Nexhip Dida, Vera Laci, Artan Kola, Perlat Shiqeri, Mendi Puci dhe Dritan Jashari.
Pershendeten dhe vleresuan aktivitetin artistik e interpretues te z. Dritan Jashari: Veli Vranici, Baftjar Cera, Fatos Daci, Mirce Duka, Bardhok Rajta, Linda Vranici etj.
Titulli, i akorduar per z. Dritan Jashari, u dorezua nga z Flamur Bulku.
Ne mbarim te aktivitetit, te gjithe te pranishmit moren si kujtim fotografi me nje-tjetrin dhe me Dritanin.
Me pas, per te pranishmit u dha nje dreke bujare nga familje Jashari, ku u kenduan kenge dhe u hodhen valle popullore. Aktiviteti u moderua nga gazetari i mirenjohur sportiv Defrim Met’hasani. Gazeta Dibra