BallinaAktualitetLetra/A duhet të vijojnë shqiptarët të luajnë kameleonin për të mbijetuar?

Letra/A duhet të vijojnë shqiptarët të luajnë kameleonin për të mbijetuar?

Nga F.Paluca
(Nju Jork)

Po normal, përderisa s’dinë tjetër mënyrë mbijetese përveçse duke u “kamufluar.” Kemi mbijetuar me shekuj fale zgjuarsisë dhe adoptimit A mos valle jemi zhbërë, adoptuar aq shume sa nuk kthehemi më në rrënjë? Po me çfare çmimi? Ndërruar fenë, mësuar gjuhët e huaja, shërbyer dyerve të botës në politikë, shkence, arsim, kulture, sport… Mbijetuar pushtuesve romakë, serbë, turq, grekë, italianë e gjermanë.
Tash 80 vjet është një mbijetesë ndër veti. Kemi “shitur” gjakun tonë për të mbijetuar. Njerëzit ndryshojnë teserat e partive, gjyqtari ndërron vendimin të nesërmen sepse kryeministrit nuk i pëlqen rezultati. Arrestimet pa fletë-arresti dhe nga njerez ne uniformë jane bërë normë. Intelektuali dhe i zoti prapë mbyllin syte, pijnë kafe dhe qajne hallet.
E nesërmja vazhdon sërish me të njëjtin avaz. Derisa s’jam unë, Zoti e baftë mirë…
Deri kur do vazhdojmë kështu? Kam frike se jemi tjetërsuar aq shume sa e vetmja gjë që kemi të përbashkët është vetëm gjuha.
S’ka gjë, mjafton një degë pemë për ta mbajtur gjallë shpresen tone. E ardhmja e këtij vendi më shumë se kurrë varet jo nga aftësitë tuaja për t’u tjetërsuar o njerëz, por nga origjinaliteti sado i harruar dhe i shkatërruar të jetë ai.
Zgjohuni o njerëz!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular