BallinaAktualitet"Delja e zezë e Ballkanit"/ BE hap negociatat me Maqedoninë e Veriut,...

“Delja e zezë e Ballkanit”/ BE hap negociatat me Maqedoninë e Veriut, anashkalohet Shqipëria e Ramës

“Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!”. Kjo është ajom çfarë shkruan ish kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha citon komisionerin për zgjerim në BE, Johannes Hahn, i cili gjatë një takimi në Shkup dha lajmin se në tetor do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Por Komisioneri Hahn nuk përmendi në asnjë rast Shqipërinë dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit, vendi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në historinë e Europës.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Lajm i hidhur per hapjen e negociatave!

Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!

Miq, ne nje vizite blic ne Shkup Komisioneri Hahn solli lajmin e shumepritur se ne tetor Bashkimi Europian do hape negociatat me Maqedonine e Veriut. Ne konferencen e tij per shtyp me kryeministrin Zaiev, Hahn deklaroi se ai “ishte i sigurte per hapjen ne tetor te negociatave nga Maqedonia e Veriut me BE”.

Por Komisioneri Hahn nuk permendi ne asnje rast Shqiperine dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit, vendi i narkoshtetit te pare dhe te vetem ne historine e Europes, vendi i vetem ne Europe qe riktheu pas tre dekadash monizmin politik eshte e ndeshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnje shans per hapjen e negociatave me BE.

Miq,siç kane faktuar zhvillimet e viteve 2016-2019, gjate te cilave eshte refuzuar ose anulluar kater here nga Keshilli i Ministrave te BE vendimi per çeljen e negociatave pavaresisht nga rekomandimi i Komisionit Europian, me Edvin Kristaq Mafine çelja e negociatave per shqiptaret eshte nje horizont qe behete gjithnje e me i larget dhe me i pakapshem.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular