BallinaAktualitetFOTO/Gazetari publikon dhe ngre alarmin: Ushqimet që na vrasin çdo ditë, shtim...

FOTO/Gazetari publikon dhe ngre alarmin: Ushqimet që na vrasin çdo ditë, shtim i sëmundjeve kancerogjene

Përmes një statusi në “Facebook”, gazetari Denis Dyrnajaja denoncon cilësinë e ushqimeve të konsumojmë në përditshmërinë tonë.

Teksa publikon edhe foto, gazetari ngre alarmin dhe shton faktin se në vend numri i të prekurve me kancer ka pësuar rritje.

“Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.

Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë po rritet shëndetshëm kanceri dhe në çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.

Bravo, Bravo, ushqimet që duam!”, shkruan Denis Dyrnjaja.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular