Mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ka patur një përplasje pranë Gjykatës së Tiranës. Banorët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, ndërkohë që 3 prej tyre janë arrestuar.
“Ne ishim në mbështetje të disa banorëve të ndaluar. Erdhën mbi 30 civilë na rrethuan ted era e gjykatës dhe na dhunuan. Na kanë qëlluar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe gjykatës. Na kanë ardhur në orën 9 të darkës polic pa letra. Po na terrorizojnë”, – u shprehën banorët nga Gjykata e Tiranës.
Skënder Doda dhe Shpëtim Billa janë dy nga tre banorët e ndaluar nga policia.