BallinaAktualitetLefter Maliqi kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë. Ja perse...

Lefter Maliqi kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë. Ja perse…

Në një shënim të gjatë në faqen e tij në FB me mjaft fakte dhe argumente, deputeti Lefter Maliqi, i ka kërkuar dorëheqjen ministres së Drejtësisë  Etilda Gjoni. Edhe si njohës i mirë i burgjeve, pasi përpara se të merte mandatin, ka qene zëvendës drejtor i përgjithëshëm, Maliqi parashtro një situatë skandaloze për atë që po ndodh me korrupsionin, paaftësinë dhe nepotizmin në burgjet shqiptare.

Shënimi i plotë i deputetit Maliqi

Znj.Ministre e Drejtesise ose jep doreheqjen ose rri vetem zedhense e Qeverise per luften ndaj korrupsionit (DASH : Shqiperia vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe Europe) . Shko ose verifiko skandalin tek burgu 302 ne qender te Tiranes e padegjuar me pare, i gjithe zinxhiri drejtues i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policise, shefi i regjimit te brendshem, shefi i regjimit te jashtem, shefi i sektorit ligjit, shefi i ceshtjeve shoqerore te edukimit dhe shendetesise, shefi i personelit tek 302 te gjithe te komanduar. 4 oficere policie te vendosur jashte ligjit ne poste drejtuese te komanduar, zvdrejtor i pergjithshem i burgjeve, drejtori burgut ne Vlore, ne Rrogozhine, ne Korce.

Drejtori juridik komandohet jurist i thjeshte, pezullohet jashte ligjit shefi i auditit, me komandim shume drejtues ne administraten e burgjeve, si i personelit, i DAP-it, sektori i paraburgimit, drejtori i Krujes, drejtori juridik, shantazhohen vartesit, konflikte me drejtorin profesionist te policise, fyerje e kercenime me email trupes se policise. Femrave si dordolec dhe meshkujve si kaqol, famkeq,pezullime, lirime, shkarkime, komandime, drejtim komisioni disiplinor ,7 tendera ka bere deri tani me ish nipin e tij sekretar te pergjithshem te ministrise se rendit, miliona leke tender daje nip, konflikt i paster interesi, pas publikimeve nga mua shkarkuat nipin nderkohe qe nipi eshte i arsimuar dhe po mbani te paaftin drejtorin e burgjeve, shume tendera te tjere presin ti behen,eshte vendosur para 2 muajsh Skaner tek burgu i Fushe Krujes miliona leke e plot tendera te tjera disa te publikuara me pare.Shko e verifikoje Melsi Beli eshte mik i afert i Drejtorit te pergjithshem dhe a e ka pas tek AKU ku ishte me pare Drejtor dhe atje me paaftesi e plot skandale dhe e mori nga AKU e emeroj pergjegjes ligjore dhe paturpesisht e komandon pergjegjes tek tenderat,prokurimet publike, si thua znj minister vjen ndopak era korrupsion abuzim?

Te gjitha nga nje njeri i paafte i paarsimuar, me te shkuar te erret, i liruar e shkarkuar 2 here per shkelje te renda. Pra ju se urdheroni dot, se menaxhoni dot situaten me kete drejtor te ri te pergjithshem koke e kembe te paafte. Ju liruat dhe burgoset ish drejtorin e pergjithshem Arben Cukon qe ju la administraten mbi 95% te afte profesionalisht, ju shkarkuat per pune te mire ish drejtorin e pergjithshem Stefan Cipen i cili e la model administraten. Pra ju skeni mundesi as ta kontrolloni, as ta urdheroni, as ta keshilloni drejtorin problematik, qe per 5 muaj shkaterroi dhe po shkaterron gjithcka, duke shkelur ligjet, duke marr kopetencat tuaja, duke shkelur te vetmen rregullore te brendshme te burgjeve. A e kuptoni qe spyet vartesi per ju, se e kane emeruar klanet mafioze prane Kryeministrit? Dhe pasuria marramendese e tij bashke me familjaret ju ben ju te pafuqishme per ta pasur nen vartesi zyrtare e ligjore.

Znj.Ministre kur e prezantuat Drejtorin e burgjeve si me i paafti dhe me i dyshimti ju lutem dosjen e tij te te dhenave,krrieres,diplomes etj ju e keni pare ?pse e mbani te fshehte ,jepjauni mediave ta publikojne te shkrihen se qeshuri dhe te binden se si Rilindja juaj e famshme te emeron gjeneral pa grada.! Sthone kot leku hedh ujin perpjet jo per gje po kjo eshte dhe reforma juaj e famshme ne drejtesi.

Pa merak se dhe kete do ja u beje te ditur ne parlament shpejt ju dhe gjithe shqiptareve, pasi po bindem qe gazeta Bild ka shume te drejte se mafia e bandat i bejne emerimet. Pyetje znj.Ministre si ka mundesi se te dhena te sigurta me thone qe ka qene agjent i thjeshte i SHIK-ut ne Vlore ne 1997, me pas shifrant i thjesht tek komisariat 2 ne Tr, ne 2004-2005 detyre te mesme me policine elektrike, i liruar dhe shkarkuar per shkelje te renda dhe si ka mundesi me Rilindjen tuaj emerohet drejtor i pergjithshem i AKU dhe aty abuzime, shantazhe, lirime, shkelje ligjore te konstatuara dhe nga KLSH – ja, e tani 5 muaj drejtor i pergjithshem i burgjeve si me i paafti ne historine e burgjeve, kush e gradoi kaq lart, cfare arsimi ka, a e verifikoni dot diplomen me pergjegjesi te shkolles se larte ne universitet privat te falimentuar dhe ne cmoshe ka bere te larten??????????

Kush jane klanet qe e mbeshtesin e dini apo ske kurajo ta tregosh, sa poshte keni rene si Rilindje sa te kapur jeni? Mos valle ka ardhur koha te realizojme nje interpelance te dyte bashke por te vertetë dhe reale se kush ju urdheron ju,pse e mbroni,pse ske fuqi,ju a keni probleme te brendshme ne qeveri me koleg e ish koleg,me vartes e epror e ish epror,gjithsesi nga e verteta sduhet te kemi frike me mire ti dije publiku se ne i dime por kur i di publiku dhe mbeshtetja per te drejten rritet. Znj. Ministre jua qaj hallin me mire mbaj karrigen sesa te besh detyren, me mire interesi personal se ai shteteror, me mire hesht sesa te flasesh se po bere keto i bashkohesh Gjiknurit, Ahmetajt, Mimit, Bushatit. Haha ndjese se harrova ju sjeni deputete dhe ngeleni ne rruge fare se ish ministrat te pakten jane ne parlament. Suksese ne jete se nuk eshte faji juaj. Shpata e kaloresit ka prere shume koka socialistesh. Mbetem ne pritje per shume te verteta te hidhura ne interpelancen me Kryeministrin qe i jane verbuar syte pushteti, krimi, korrupsioni dhe tepsia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular