BallinaAktualitetParashikimi i gazetarit Berat Buzhala, ja kush i fiton zgjedhjet në Kosovë...

Parashikimi i gazetarit Berat Buzhala, ja kush i fiton zgjedhjet në Kosovë nëse partitë nuk bëjnë koalicione

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Partitë politike tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritë se si do të garojnë në zgjedhjet e reja, në mënyrë që të sigurojnë sa më shumë vota e madje edhe për të dalë fituese të zgjedhjeve.

Ndërkohë që gazetari Berat Buzhala ka dhënë parashikimet e tij, se cila parti do të dalë e para, nëse në zgjedhje shkohet pa koalicione parazgjedhore.

Buzhala shikon LDK-në si partinë e parë, të pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Ndërkohë AAK-në e Ramush Haradinajt e sheh të tretën, një pozitë më lartë se sa PDK-në e Kadri Veselit. NISMA sipas tij do të jetë partia e pestë në vend.

Sipas tij, AKR dhe PSD në rast se nuk bëjnë marrëveshje politike parazgjedhore me ndonjë parti, nuk do të kalojnë pragun.

Në këtë shkrim ai ka dhënë edhe parashikimet e tij se kush do të fitojë zgjedhjet në rast të kombinimeve të mundshme parazgjedhore.

Shkrimi i plotë:

Parashikimi im për rezultatin e zgjedhjeve:

1. Nëse askush me askënd nuk bën koalicion:

– LDK e para

– LVV e dyta

– AAK e treta

– PDK e katërta

– Nisma e pesta

– AKR e gjashta (nën prag)

– PSD e shtata (nën prag)

2. Nëse AAK bën koalicion me Nismën, PSD’në dhe AKR’në, atëherë ky del subjekti më i votuar, duke e lënë prapa LDK’në, LVV’në dhe PDK’në.

3. Nëse në ndërkohë bën koalicion edhe LDK dhe LVV, atëherë ky del subjekti i pari bindshëm, duke e lënë prapa koalicionin rreth AAK’së dhe PDK’në.

4. Një variant tjetër interesant është edhe nëse hyn LDK në koalicion me Nismën. Atëherë ky koalicion del i pari, pa marrë parasysh nëse AAK hyn në koalicion me AKR dhe PSD.

5. Në anën tjetër LVV moralisht mund të bëjëkoalicion veç me LDK. Çdo koalicion tjetër është fushë e minuar për ta.

6. PDK do tç përfunojë në koalicion me 100 fraksionet e Partisë Demokristiane dhe Partisë së Drejtësisë, mirëpo asnjë subjekt serioz, këto që i numërova më sipër nuk guxon ta marrë përsipër rrezikun e një koalicioni me një parti toksike. Sa i rrezikshëm eshte koalicioni me PDK’në e kanë treguar zgjedhjet e fundit. Tri parti serioze në dukje mezi e kanë kaluar 30 për qindshin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular