BallinaAktualitetTeatri/Robert Ndrenika i përgjigjet Radojës: Kam marrë 200 mijë euro

Teatri/Robert Ndrenika i përgjigjet Radojës: Kam marrë 200 mijë euro

Aktori i njohur, Robert Ndrenika i është përgjigjur kolegut të tij, Guljelm Radoja në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Robert Ndrenika ka thënë për ‘Panoramën’ se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa me ironi shtoi se ka marrë 200 mijë euro për të qenë pro prishjes së Teatrit dhe ndërtimit të një të riu.

‘Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën’, thotë Ndrenika.

Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet: Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu.

Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro’, tha me ironi Ndrenika.

Ndërkohë aktori Guljelm Radoja duke iu ai drejtuar Ndrenikës foli sipas tij për kthesën që ky i fundit bëri, duke pranuar shembjen e ndërtesës.

‘Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shkela mbi dinjitetin tim’. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: 

Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim.

Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?’, tha Radoja dje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular