BallinaKryesore(VIDEO)/Ina Zhupa: Ramaforma në drejtësi dhe mashtrimet me Gjykatën Kushtetuese!

(VIDEO)/Ina Zhupa: Ramaforma në drejtësi dhe mashtrimet me Gjykatën Kushtetuese!

Nga Ina Zhupa:

Ramaforma në drejtësi dhe mashtrimet me Gjykatën Kushtetuese!

Ja si mashtron studio më studio kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, për afatet e konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ulsiu i përgjimeve të dosjes 184, tallet me shqiptarët se do kenë Gjykatë Kushtetuese sipas afateve qe i ndërron vetë si drejtorët e policisë me telefonat.

Deklarata e parë është shprehur gjatë emisionit “Debati në Channel One” në 6 nëntor të 2018-s ku u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale brenda tremujorit të parë të vitit 2019. Pastaj në emisionin “Tempora” në 23 Prill 2019-s dhe në seancën plenare të 8 majit do të vinte afat qershorin 2019. Ndërsa në fund të majit në emisionin “Provokacia” e shtyu për në 20 korrik! Tallje e pashembullt!

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është shkaterrimi më i rënde që i kanë shkaktuar sistemit të drejtesisë kjo mazhorance, sepse mungon i vetmi mekanizëm që mund ti ndalojë të miratojnë ligje qe shkelin te drejtat e njeriut, parimet e demokracisë dhe rregullat e kushtetutes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular