Shkrimtari shqiptar Besnik Mustafaj ishte mysafir i nderit në edicionin e 46-të të ndarjes së çmimit “Flaiano Literary”, mbi krijimet në italisht, nje event nderkombetar që vlerëson shkrimtarët. Një pjesë e rëndësishme e ngjarjes ceremoniale, mbajtur në Pescara, ishte e dedikuar për promovimin e romanit të tij në burgun e Piccola.
Një vit pas botimit të tij, romani vazhdon të ketë një jehonë të rëndësishme në media, si dhe është mirëpritur ngrohtësisht nga kritikët italianë.
Libri trajton temat e historisë së re të Shqipërisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Besnik Mustafaj bisedoi aty dhe me gazetarin e RAI, Lucio Valentini. Presidenti i Çmimit “Flaiano”, Carla Tiboni, i dha shkrimtarit shqiptar cmimin Flaianin me motivacionin “Për aktivitetet ndaj promovimit kulturor në integrimin Adriatik-Jon-Mesdhetar”.