BallinaAktualitetErvin Salianji nga Devolli: Juntë debilash, kallëzim penal për Duron

Ervin Salianji nga Devolli: Juntë debilash, kallëzim penal për Duron

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, duke u ulur në karrigen e këtij institucioni.

Salinji është shprehur se qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit, Bledion Nallbati, që sipas tij, ka fituar gati 60% të kësaj bashkie. Sipas tij, ata nuk do të lejojnë instalimin e një junte debilash, të cilët lenë nëpër institucione, duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.

“Qytetaret kane dale per te mbeshtetur kryetarin e ligjshem te Devollit te fituar thuajsë 60 perqind te qytetareve sic e keni pare nk po lejojne instalimin e nje junte debilash te cilet flene neper institucione duke i trajtuar si fjetore ku prodhojne para.

E pate si nje barkderr i shemtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet per te treguar se ketu nuk ka institucione nuk ka ligj dhe vetegjyqesia eshte akti qe beri dhe per te cilin do te mbaje pergjegjesi sipas nje kallezimi penal. Personi i veteshpallur si kryebashkiak dhe qe zaptoi zyrat do te kallezohet edhe per pervetesim te titullit.

Qytetaret nuk po terhiqen ne mbeshtetje te kryetarit Nallbati i cili eshte i ligjshem por edhe institucionit i cili sot nuk eshte publik. Sot ketu nuk ofrohet sherbim publik per shkak te kryeministrit i cili e trajton shqiperine si prone private. Ne do te jemi ne mbeshtetje per shkak te kercenimeve qe behen nga ana e administrates dhe policise ndaj qytetareve”, tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular