BallinaKryesoreForca e një Opozite është raporti me të vërtetën, jo numri i...

Forca e një Opozite është raporti me të vërtetën, jo numri i të punësuarve neper Bashki

Nga Kreshnik Çollaku

Ka nje debat,jo te paaresyeshem,nese humbja e mundesive per te punesuar militante neper Bashki…,do te mund te dobesoje forcen elektorale te PD. Une vazhdoj mendoj fort,se opoziten nuk e fuqizojne politikisht apo elektoralisht,rrogat,zyrat e vendet e punes. Rrogat e vendet e punes lehtesojne jeten,perditshmerine e cdo individi militant partie apo jo. Punesimi eshte nje e drejte ekzistenciale e cdo njeriu,por nese forcon apo dobeson vullnetin e reagimin opozitar politik apo elektoral,me duket nje ekuacion qe nuk ecen. Opoziten e forcen e saj e forcojne apo dobesojne qendrushmeria e saj me parimet dhe interesin publik. Opozita ka jetike te ruaje nje raport te ndershem me te verteten,opozita ka jetike te ndertoje nje raport te ndershem me mbeshtetesit e saj dhe publikun. Ketu e vetem ketu eshte celesi i forces apo dobesise. Nese PD dhe opozita arrin ta zbertheje e respektoje drejt kete formule parimesh e vertetesie..forca e saj elektorale do te jete e paperballueshme per cdo lloj pushteti. Dhe perpara se dikush te nxitoje te kritikoje kete teze,i kerkoj te kujtoje sa Bashki e te punesuar kishte PD ne 92? Ne 92 PD kishte solid,raportin me te verteten e te drejten…,dhe per kete arriti te shpartalloje pushtetin me te eger te gjithe Lindjes ish Komuniste. Sot ne 2019,situata eshte thuajse simetrike. Nese PD mbron kete raport ndershmerie me veten dhe publikun,suksesi elektoral do te jete ngjashem me ate te 92 kurdo te vije beteja elektorale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular