BallinaShow BizzFansi i Bebe Rexhës bën tatuazh emrin e saj në trup

Fansi i Bebe Rexhës bën tatuazh emrin e saj në trup

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe ajo ka krijuar fansat e saj kudo në botë. Fama e këngëtares me origjinë shqiptare sa vjen dhe rritet, njësoj si suksesi i këngëve apo koncerteve të ndryshme.

Së fundmi, Bebe ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar gjestin më të bukur që ka bërë një nga fansat e saj. Joseph ka gdhendur në trup emrin e Bebes, krahas fotos së publikuar, ka shkruar: “Nuk kam nevojë për një histori që të bëj tatuazh, thjesht sepse mundem. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishin këto vajza”.

Joseph gjithashtu ka zbuluar se do të jetë i pranishëm në koncertin e Bebes në muajin dhjetor. Këngëtarja shqiptare tregohet gjithmonë shumë e dashur me fansat e saj dhe mundohet të gjendet sa më pranë tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular