BallinaAktualitetPolicia mbron hajdutët në Devoll, Edi Paloka: Silluni me ta siç do...

Policia mbron hajdutët në Devoll, Edi Paloka: Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju hyn në shtëpi…

Ka reaguar ashpër nënkryetari demokrat Edi Paloka pas sulmit me policë që i është bërë bashkisë së Devollit dhe ku qysh në orët e para të mengjesit janë thyer portat dhe kanë hyrë në zyrat e bashkisë përfaqësus të rilindjes të shoqëruar me eskortë të shumtë policore.

“Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit”, shkruan Paloka duke ju referuar mbështetjes nga forcat blu të dhunimit të një institucioni.

Ja postimi i plotë i tij:

I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Janë në Bashkinë e Devollit ! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty.

Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular