Partia Demokratike në Kavajë me anë të një deklarate për mediat shprehet se fton qytetarët e qytetit të Kavajës që nesër në orën 09.30 minuta të jenë para zyrave të bashkisë, për të protestuar kundër farsës zgjedhore të 30 qershorit.
Sipas njoftimit, nesër duhet që të gjithë të jenë në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës dhe t’i thuhet ‘jo’ instalimit të diktaturës.
“Nesër Kavaja në ditën e ngadhënjimit të saj! Rama ik! Fitore!”, shkruan ish kryeministri Berisha në postimin e tij.
Reagimi i PD në Kavajë:
ASNJE HAP PAS!
Te nderuar qytetar dhe qytetare te Kavajes!
Diten e neserme ne oren 09:30 ju ftojme te gjitheve perballe Bashkise se qytetit te protestojme dhe te bllokojme proçesin ilegiitim te farses se votimeve te 30 Qershorit!
Te gjithe se bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikes ti themi ndal instalimit te diktatures ne vendin tone.
BASHKIA ESHTE E QYTETAREVE të Kavajës: