BallinaAktualitetÇfarë bënte Edi Rama, ndërkohë që SHBA "i kopsiste letrat" Vangjush Dakos?!

Çfarë bënte Edi Rama, ndërkohë që SHBA “i kopsiste letrat” Vangjush Dakos?!

“Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”

Ky ishte thelbi i lajmit bombastik që dha mesditën e sotme agjencia e lajmeve të Departamentit të Shtetit, Zëri i Amerikës. Ndërkohë që në Shqipëri “Çështja Dako” ishte përqendruar në përfshirjen e tij në vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve në bashkëpunim me organizatën kriminale Avdylaj e cila është faktuar në dosjen 339, duket se SHBA ka të dhëna dhe hetime të sigurta për përfshirjen e tij korrupsion madhorë.

Vangjush Dako në studion e Blendi Fevziut ka deklaruar se, “I ka duar akullore”, por jo vetëm në qytetin e Durrësit, kryetari i bashkisë për 3 mandate rresht njihet ndryshe, edhe “si mbreti i betonit”. Gjithashtu Dako nuk e ka fshehur kurrë në rrethet e veta, (madje është mburrur) se ka qenë (dhe vazhdon) një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit, Edi Rama, veçanërisht për sa i përket financave të rrethit të ngushtë të Rilindjes. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja madhore, që e ka detyruar Edi Ramën që ta marrë me forcë në mbrojtje Dakon. I doli në krah për çështjen e “Velierës”, për dosjen 339, apo për akuzat si një ndër kryebashkiakët më të korruptuar dhe të lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar në Durrës.

Persona të cilët janë në “top-listën” e FBI në SHBA, kanë qenë ortakë dhe bujtës së zyrës së Dakos pa denjuar që të fshihen. Duket se të gjitha këto i dinë mirë agjencitë ligj-zbatuese në SHBA, ndaj edhe në njoftimin e VOA shkruhet se Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, se Dako është i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Por ndërkohë që nga shërbimet amerikane bëhej gati “Dosjen Dako” për ta dorëzuar në Departamentin e Shtetit, Edi Rama, këtu në Shqipëri ka bërë një betejë epike në media për ta mbrojtur. Kujtojmë vetëm dy qëndrimet më të fundit të kryeministrit në mbrojtje të Dakos, menjëherë pas përgjimeve të publikuara nga “BILD”

Në datën 12 maj të këtij viti, Rama thotë pë Dakon:

“Flasin për një kryetar bashkie, i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje apo shitje. Tani, si mund të jenë këto dy gjëra arsye për të vazhduar një storie pafund. Unë e kuptoj është dëshpërim, është mungesë argumentesh, është mungesë faktesh dhe politikisht ok, por ç’domethënë kjo që i bëhet një jehonë këtu dhe aty”.

Kurse në 24 qershor pikërisht në kulmin e botimeve të përgjimeve të “BILD” ku Dako është protagonisti kryesorë, Rama, nga Durrësi deklaroi:

“Kush shton baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë e Durrësit nuk do që të kujtojë se Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Sali Berisha me gjithë mekanizmat e veta dhe me të gjitha format e mbrapështa. Ata (PD) nga të akuzuar janë kthyer në akuzues!

A ka njeri normal që arsyeton që e njeh, sadopak politikën që mund të mendojë se njeriu dhe partia këtu në Durrës, që mundën Saliun me skuadrën e vet me të ndjerin Sokol Olldaashi, me Topallin dhe të tjerë kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mund Lulin, Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe, të kesh mund Olldashin (figurë e spikatur) dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mund Oerd Bylykbashin. Ajo që mbetet në gjithë rrugëtim tonë, përballë lumit të baltës janë puna dhe veprat dhe pa asnjë dyshim qytetarët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt e admirim peridhunën kur kryetar ishte Dako”.

Të gjitha këto dhe mjaft mbrojtje të tjera që Rama i ka bërë Dakos, duke i vënë në shërbim edh kryeprokuroren, Arta Marku, kanë kuptim për dosjen 339, pasi roli i tij në çështjen e votave të grabitura në bashkëpunim me krimin e organizuar implikon gjithë Rilindjen dhe kryetarin e PS-së. Por nga ana tjetër Departamenti i Shtetit, në njoftimin e tij ku e shpall të padëshiruar në SHBA me gjithë familjen, flet për korrupsion madhor. Pavarësisht se ende nuk ka detaje nga dosja amerikane “Dako”, një pyetje është logjike;

A mund të bëjë dot një kryetar bashkie (veçanërisht i një qyteti si Durrësi) të kryejë afera korrupsini madhorë, pa viston dhe dijeninë e kryeministrit të vendit?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular