BallinaAktualitetNjësi superspeciale policie për të fortët e rrugës, s'ka më policë mbi...

Njësi superspeciale policie për të fortët e rrugës, s’ka më policë mbi 55 vjeç

Gjatë një konference për mediat Rama tha se nuk do të ketë më policë pas moshës 55 vjeçare.

Edi Rama: “Vettingu në Policinë e Shtetit ka nisur. Nga rreth 300 grada të larta që do ti nënshtrohen vettingut ka filluar verifikimi për 45 dosjet e para. Por tani do të avancojmë me aktin normativ me të gjitha pagesat jashtë orarit për Policinë e Shtetit. Jemi përgatitur dhe tani më do të aprovojmë një reformë të domosdoshme për uljen e moshës mesatare në Policinë e Shtetit duke dhënë një mundësi dalje për të gjithë punonjësit e policisë nga 55 në 65 vjeç. Nuk mund të ketë në trupën aktive të policisë punonjës mbi 55-vjeç, është e pakuptimtë. Por nga ana tjetër rrugëdalja duhet të jetë financiarisht kuptimplotë dhe nga pikëpamja e modaliteteve plotësisht e arsyeshme dhe ne kemi zgjidhur këtë në bashkëpunim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Është bërë gati në njësi speciale, superspeciale do të thosha unë, e cila do të hyjë shumë shpejt në aktivitet pasi është trajnuar intensivisht me një trup elitë të përzgjedhur dhe që do të merret ekskluzivisht me të gjithë të fortët e rrugëve, të lagjeve ose qyteteve. Ajo që kam anonçuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit intensiv që do të shkojë në rritje nga ana e Policisë së Shteti kundër këtyre tipave që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për tu fshehur në vrima që do të jenë shumë të ngushta përndryshe nuk do kenë mundësi të marrin frymë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular