BallinaAktualitetVIDEO/ U vetëdorëzuan në polici, jepet masa për dy banorët e Astirit:...

VIDEO/ U vetëdorëzuan në polici, jepet masa për dy banorët e Astirit: Ky është vetëm inkurajim

Banorët e Astirit kanë dalë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës në kohën kur ndaj dy banorëve të Astirit pritej të merrej vendimi për masën e sigurisë.

Gëzim Sadikaj dhe Lutfi Kastrati janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në polici ps ndaj tyre ka patur akuza mbi tubimet në zonën e Astirit.

Ndërkohë ndaj dy banorëve është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ por që sipas tyre kjo bëhet për të ushtruar presion pasi protestat kanë qenë të ligjshme dhe paqësore.

“Ne u thirrëm me akuzën e “kundërshtimit të forcave të rendit’. Kjo nuk është hera e parë, pasi ka 9 muaj që na trajtojnë si kriminelë. Ne kemi qenë shumë paqësor në të gjithë protesta, kemi dalë të mbrojmë shtëpitë dhe pronat tona”, tha Kastrati.

“Nuk kanë asnjë fakt që unë të kem përdorur dhunë. Unë po nuk pat drejtësi do të bëj vetë-gjyqësi, e di kush e ka dhënë atë urdhër dhe kush e ka përdorur. 2 milion e 600 mijë euro janë future ne xhepin e një kompanie fantazëm në kurrriz të banorëve të Unazës së Re”, shtoi ai

Ndrkohë banori tjetër, Gëzim Sadikaj tha se këto ndalime që janë bërë të përditshme, nuk janë tërheqje për tap or inkurajim dhe shtoi se ato që duhejt të ishin në burg bredhin të lirë ndërsa arrestohen banorët që mbrojnë pronat e tyre.

“Për mua nuk ka tërheqje, vetëm ka inkurajim më të madh. Gjithë Gjykatës, prokuror, policë, sapo e marrin vesh se jemi banorë të Astiorit rrijnë me kokën ulur sepse e dinë se me ne po bëhet padrejtësi. Saimir Tahiri lirohet dhe ortaku i tij dënohet me 15 vjet burg, a e kuptoni se çfarë bëhet, kriminelët bredhin të lidhë dhe arrestohen banorët që mbrojnë pronat e tyre. Ne presim drejtësi, po nuk ka do të bëjmë vetëgjyqësi. Nga protesta jonë e ligjshme nuk do të tërhiqemi kurrë, ata mund të arrestojnë Gëzimin por kurrë shpirtin”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular