BallinaKryesore13 tetori, Bylykbashi: Të gjitha partitë në zgjedhje, e mundim Ramën

13 tetori, Bylykbashi: Të gjitha partitë në zgjedhje, e mundim Ramën

Demokratët, deri tani, nuk e kanë deklaruar zyrtarisht nëse janë të gatshëm të regjistrohen në zgjedhjet e 13 tetorit, Oerd Bylykbashi, flet në emër personal dhe thotë se detyrimi kushtetues duhet plotësuar nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, çka përfshin edhe PD.

“Respektimi i kësaj date, jo vetëm nga institucionet, por edhe aktorët politikë, përfshirë partitë politike është pjesë e kësaj. Zgjedhjet ndodhin kur respektohet shteti i së drejtës. Të themi atë që thotë OSBE-ODIHR, Zgjedhjet janë për zgjedhësit në radhë të parë, më pas janë edhe për partitë politike”, u shpreh ish deputetit Bylykbashi.

Ditët e fundit, aleatët e Partisë Demokratike po bëjnë presion që Lulzim Basha të pranojë negociatat edhe me Edi Ramën kryeministër.  Por çfarë mendon Bylykbashi për këtë?

“Unë nuk besoj se është çështje në emër të çfarë bëhet. Qëllimi primar është që shqiptarëve t’iu garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka treguar nga ana tjetër se është një njeri që tallet me marrëveshjen si koncept. Opozita është e gatshme ta mundë Edi Ramën në të gjitha kuadratet e betejës politike dhe jam i sigurt që forca jonë e mund Edi Ramën kudo qoftë” shtoi Oerd Bylykbashi.

Në intervistën për A2 CNN, ish deputeti demokrat e cilësoi një vendim të vështirë dhe të fortë, atë për djegien e mandateve.

“Nëse do të jetë e drejtë apo jo kjo do t’i mbetet një gjykimi të mëvonshëm. Sigurisht që një grup parlamentarësh, një motor i jashtëzakonshëm politik, por mesa duket, për një pjesë ishte e nevojshme që të kthehej vëmendja tek një kauzë shumë e madhe si zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për këtë çështje duheshin vendime të forta”, tha për A2 CNN ish deputeti Bylykbashi.

Një ditë më parë, Presidenti Meta ftoi opozitën që të mos mjaftohet me distancime, por të jetë lojtare e zgjedhjeve duke u bërë pjesë e 13 tetorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular