BallinaKronikeAlarm për bombë në makinën e Messit, telefonata që alarmoi policinë

Alarm për bombë në makinën e Messit, telefonata që alarmoi policinë

Policia e Barcelonës ka marrë një telefonatë që i njoftonte se në makinën e dy futbollistëve të Barcelonës, Lionel Messi-t dhe Luis Suarez, ishin vendosur bomba.

Sipas mediave spanjolle, policia e këtij rajoni ka marrë një sinjal se bombat janë vendosur në aeroportin e El Prat.

Policia ka bërë kontrollin e makinave së bashku me qentë e pasaçëm. Në fund është zbuluar se alarmi ishte i rremë.

Makinat e dy futbollistëve ndodhen në aeroportin e El Prat dhe pritet që t’i marrin pasi të kthehen nga pushimet në Ibiza. Suarez do të mbërrijë me 31 korrik, ndërsa Lionel Messi do të jetë në aeroport me 4 gusht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular