Basha nga Korça: Zgjedhje të parakohshme, po. Pazar me Edi Ramën, jo! Opozita e Bashkuar i qëndron deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit.
“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.
“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.
· Procesi i votimit pa dekret
· Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces
· Votimi me 1 kandidat,
· Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme
Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.
“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- tha zoti Basha në Korçë.
Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- theksoi lideri i opozitës.
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2019/07/31/basha-nga-korca-zgjedhje-te-parakohshme-po-pazar-me-edi-ramen-jo/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/07/31/basha-nga-korca-zgjedhje-te-parakohshme-po-pazar-me-edi-ramen-jo/ […]
Comments are closed.