BallinaBotaTanke e avionë, garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

Tanke e avionë, garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

spot_img
spot_img

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por të modernizuar.

Moska ka në plan të dërgojë për Serbinë një paketë ndihme ushtarake prej 30 tankesh dhe 30 avionësh luftarakë modernë. Por Rumania e ndaloi pas sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Moska përdori Hungarinë për të kaluar armatimet drejt Serbisë, duke marrë në këtë mënyrë falenderimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kështu shkruan gazeta gjermane, Die Welt, e cila thekson në një artikull se në Ballkan ka nisur një garë e re armatimi.

“Kjo garë e re armatimesh është e gërshetuar me argumente politikë. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe- një term me të cilin qeveria shqiptare pëlqen të provokojë”.

Gazeta thekson më tej se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është hequr akoma nga tavolina, ndryshe nga sa është thënë. Sipas gazetës, SHBA po insiston sërish për të çuar përpara këtë ide.

Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan? Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.

Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017. Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular