BallinaAktualitetTërmetet në juglindje, banorët: Janë dëmtuar 12 shtëpi në Qafëzezë

Tërmetet në juglindje, banorët: Janë dëmtuar 12 shtëpi në Qafëzezë

Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve në juglindje të vendit janë publikuar edhe të dhënat e para të dëmeve në banesat e kësaj zone.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra duke biseduar me banorët e zonës së Qafëzezës, i është konfirmuar se deri tani rreth 12 shtëpi të dëmtuara më herët (tërmeti me 1 qershor) kanë pësuar sërish dëme. Të dhënat e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së sotme nuk është shënuar asnjë dëm.

Banorët e Korçës dhe të zonave përreth kanë dalë në rrugë të frikësuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, por fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular