BallinaBotaKapet sasi e madhe droge në Gjermani, vlera në treg 1 miliardë...

Kapet sasi e madhe droge në Gjermani, vlera në treg 1 miliardë euro

Një sasi e madhe kokaine është bllokuar në Hamburg të Gjermanisë. Nga të dhënat e para thuhet se sasia  e drogës përllogaritet në vlerë tregu rreth një miliard euro. Bllokimi i saj është kryer nga dogana e Hamburgut, ndërsa sasia prej 4.5 ton kokainë kishte mbërritur nga Uruguai në portin e qytetit Hanseatike.

Mediat gjermane shkruajnë se kjo është sasi më e madhe e drogës e bllokuar ndonjëherë. Gjetja dhe bllokimi i kokainës është kryer dy javë më parë, por lajmi është bërë sot publik në mediat gjermane, të cilat duke cituar autoritete e doganave në Hamburg raportojnë se kontejneri ku u gjet kokaina kishte një mbishkrim, ku thuhej se në brendësi të tij kishte sojë.

Autoritete portuale vijuan kontrollin duke gjetur më pas 221 çanta sportive me ngjyrë të zezë dhe që përmbanin 4.200 pako kokainë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular