BallinaPolitikeKonstituimi i Këshillave, betohen kryetarët e bashkive në Kukës, Mat, Durrës e...

Konstituimi i Këshillave, betohen kryetarët e bashkive në Kukës, Mat, Durrës e Përrenjas

Janë konstituar këtë të premte disa këshilla bashkiakë dhe janë betuar kryetarët e rinj të bashkive të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në Kukës, u betua kryetari i ri i bashkisë, Safet Gjici, si dhe u konstitua Këshilli Bashkiak. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Pas betimit, Gjici ka hyrë në zyrën e re pa asnjë lloj kundërshtie nga paraardhësi. Në Përrenjas, ish-kryetarja Miranda Rira nuk ka pranuar të lirojë zyrën, ndërsa konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri Nuri Belba është bërë në ambientet e një shkolle 9-vjeçare.

Me protesta është pritur konstituimi i Këshillit Bashkiak të Matit dhe betimi i kryetarit të ri Agron Malaj, ku mbështetës të PD dhe opozitës kanë kundërshtuar rotacionin e drejtimit të bashkisë, duke i cilësuar si ilegjitime zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe në Durrës është bërë konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimi i kryetares së re Valbona Sako, e cila do të zëvendësojë Vangjush Dakon që drejtoi Bashkinë e Durrësit për 12 vite me radhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular