Edhe pse ka një vendim për pezullimin e punimeve nga drejtoria Rajonale Arkeologjike asgjë nuk po i ndalon mjetet e tonazhit të rëndë të vijojnë punën për ndërtimin e 4 pallateve 5 katëshe në Kodër Vilë. Pavarësisht se u pezulluan punimet për të bërë studime për mbetjet arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve mjetet e tonazhit të rëndë rinisën punën mëngjesin e kësaj të premteje duke prerë ujin e pijshëm për banoret e zonës
Kërkesa e banorëve mbetet anulimi i projektit pasi iu rrezikohen banesat ku jetojnë. Me frikën për rrëshqitjen e tokës e shembjen e shtëpive, banorët apelojnë strukturat përkatëse të marrin masa për të parandaluar një tragjedi të mundshme.