Anëtari i kryesisë së PS-së, krahut të djathtë të Edi Ramës i shtohen hallet. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar hyrjen bashkë me familjen, për shkak të korrupsioneve të mëdha, tani Dako do të përballet sërish me prokurorinë.
‘Dosja 339’, vazhdon të hetohet dhe për këtë arsye Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka prerë një fletë-thirrje Dakos Ky i fundit në fillim të muajit shtator duhet të paraqitet para prokurorëve të dosjes.
Deri më tani Vangjush Dako është marrë si dëshmitar, ndërsa ende nuk dihet nëse do ti ndryshohet statusi në të dyshuar për krime zgjedhore apo jo.