BallinaAktualitetVideo e Bashës, Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen non...

Video e Bashës, Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen non grata të Dakos nga SHBA

spot_img
spot_img

Kryeopozitari Lulzim Basha nuk i ndal akuzat për kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha ndalet tek rasti i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, që iu mohua viza nga SHBA.

“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha, ndërsa poston edhe një video.

“Edi Rama hesht që SHBA e shpalli Dakon të korruptuar. Rama sulmoi VOA që të mbronte vjedhjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako një kryebashiak i korruptuar. Dako dhe krimi i organizuar janë një. Duke blerë pushtetin për Ramën, ata shtojnë pasurinë për vete. Edi Rama dhe Vangjush Dako janë një. Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e vet të paligjshme. Pa ndëshkimin e Dakove, që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi”, thuhet në videon e postuar nga lideri i PD-së.

VENDIMI I DASH
Departamenti i Shtetit vendosi që të vendosë më 30 korrik ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Sipas njoftimit të DASH, arsyeja e kësaj mase ishte përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Vangush Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëjta masë është marrë ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular