BallinaKryesoreDua Lipa është kthyer në Kosovë, për ta realizuar një ëndërr të...

Dua Lipa është kthyer në Kosovë, për ta realizuar një ëndërr të hershme

Fondacioni “Sunny Hill” dhe Komuna e Prishtinës, nënshkruan marrëveshjen për themelimin e një qendre për art dhe muzikë.

Fondacioni që organizon një prej festivaleve më të mëdha në vend, do t’i investojë 150 mijë euro për “Sunny Hill Academy” që do të fuksionalizohet në vitin 2020.

Dua Lipa, fituese e çmimeve “Grammy” e “Brit Awards”, tha se ndihet krenare që të rinjve po u ofrohet një vend për ta shprehur talentin.

Qëllimi i fondacioni është të kthehet fryma artistike në kryeqytet.

Për këtë projekt, “Sunny Hill” do të bashkëpunojë me Institutin e Artit dhe Inovacionit në Los Anxhelos, duke dërguar tre artistë të rinj nga Kosova në Amerikë, për ta zhvilluar talentin artistik.

Dua Lipa, me këtë rast, e paralajmëroi edhe albumin e dytë dhe pohoi mundësinë e një bashkëpunimi me yllin Miley Cyrus, e cila ka dhuruar një donacion prej 25 mijë dollarësh për “Sunny Hill Foundation”.

Festivali Sunny Hill, të cilin e nis sonte pikërisht Miley Cyrus, do të zgjasë deri të dielën, ku në natën e fundit performon DJ i njohur, Calvin Harris.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular