Në një intervistë ne RTV Ora, Everest Dedaj, kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu është shprehur se opozita e ka tejkaluar raportin problematik me ndërkombëtarët, që u krijua për shkak të qëndrimeve të saj muajt e fundit.
Mediu tha se opozita ka pasur kontakte të vazhdueshme me shumë institucione ndërkombëtare.
Gazetari: Është opozita e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të qëndrimeve të saj të muajve të fundit?
Fatmir Mediu: Jo, unë mendoj që opozita e ka tejkaluar raportin problematik me ndërkombëtarët. Mund të ishte më parë, por ne kemi pasur kontakte me trupin diplomatik këtu në mënyrë të vazhdueshme, me institucione shumë të rëndësishme para zgjedhjeve. Kemi pasur kontakte të organizuara si opozitë me institucionet përfaqësuese të cilat vende të BE dhe SHBA. Nuk ka. Por unë mendoj që duhet ta kemi padyshim më të organizuar dhe për të kërkuar diçka që i shërben zgjidhjes sa më shpejtë të kësaj krize. Pra të mos qëndrojmë vetëm në nivelin e prezantimit të problemit, por edhe të zgjidhjes së tij. Kjo kërkon të flasim, por edhe të dëgjojmë.