BallinaAktualitetMospjesmarrja e Rilindjes në mbledhjen e KQZ, Mediu: Jetojmë në një Republikë...

Mospjesmarrja e Rilindjes në mbledhjen e KQZ, Mediu: Jetojmë në një Republikë Bananesh

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar më një shenim në faqen e tij në Facebook pas refuzmit të socialsitëve për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ. Sipas Mediu, ne Shqiperi nuk ka me shtet, kushtetute apo institucione.

‘Jetojmë në Republikë bananesh’, shkruan Mediu.

Reagimi i plote i kreut te PR-se, Fatmir Mediu:

Çdo gjë ka mare fund ska kushtetutë, ska shtet, ska Institucione, jetojmë në Republikë bananesh.

‘Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.’

Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni.

Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh Dekretit të Presidentit në fuqi dhe s’kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën.

Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm.

Kuvendi duhet të mbidhet menjeherë e të marre masa.

Duke mos u paraqitur ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitike dhe kanë marrë hapur krah politik, si celul e Partisë Socialiste.

Opozita ka përgjegjesinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin Ndërkombetar dhe shqiptarët.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular