BallinaAktualitetPeter Lumaj: Duhen arrestime majtas e djathtas. Soros të shpallet non-grata, PD...

Peter Lumaj: Duhen arrestime majtas e djathtas. Soros të shpallet non-grata, PD të jetë më prezente në diasporë

spot_img
spot_img

Intervista e plotë e Av.Peter Lumaj, do të transmetohet në edicionin e qendror të lajmeve në Shijak tv.

Peter Lumaj, avokati i njohur, ish-kandidat për guvernator dhe senator REPUBLIKAN në SHBA, në një intervistë për Shijak tv, thotë se Shqipëria duhet dhe do të bëhet. Rama duhet të ikë me emergjencë, Basha duhet të thellojë reformimin e PD, të forcojë lidhjet me Republikanët amerikanë dhe veçanërisht me diasporën, ku PD është jo fort prezente. Lumaj thotë se Basha dhe PD duhet të drejtojnë lëvizjen antisocialiste dhe t’i kërkojnë Parlamentit shpalljen non grata të Xhorxh Soros në Shqipëri.

Reforma në drejtësi duhet të formojë institucionet SPAK dhe BKH, duhet të përbëhen nga njerëz profesionistë, të ndershëm dhe jo nga të emëruar politik, sepse do të dështojnë. Avokati, kandidat për senator e guvernator, thotë se ndryshimet në Shqipëri, do të ndodhin shpejt, dhe shumë njerëz që kanë shkelur ligjin, do të ndëshkohen. Ai pohon se DASH ka informacione të detajuara. Lumaj thotë se ka dëshmi tronditëse për inkriminim të pushtetarëve dhe politikanëve, se si ushtria ruante parcelat e drogës dhe inkriminimin e pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë. Duhet dhe do të ketë ndëshkime nga drejtësia, majtas dhe djathtas. Vetëm duke bërë drejtësi e shfrytëzuar potencialet mbarëshqiptare, kudo që të ndodhen, Shqipëria bëhet për gjashtë muaj pjesë e familjes evropiane. Ambasadorja e re do të mbërrijë shumë shpejt bën të ditur Lumaj. Shqiptarët në USA kërkojnë dhe po punojnë me miqtë e tyre amerikanë, për të ndryshuar këtë realitet të rëndë aktual. Të gjithë të barabartë para ligjit dhe jo më qoka politike nëpër institucione. Ky është një mesazh i avokatit të njohur që lajmëron se ngjarjet sapo kanë nisur…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular