BallinaKronikeShtetasit grek i ndalohet hyrja në Shqipëri

Shtetasit grek i ndalohet hyrja në Shqipëri

Nje shtetasi grek i refuzohet hyrja per ne Shqipri permes Pikes Kufitare te Kakavijes.

Burime policore konfirmojne se greku Kostas Dhimitropulos ishte duke udhetuar drejt Himares nga ku ka dhe gruan per te kaluar pushimet verore.

Por autoritetet shqiptare te Kakavijes e kane ndaluar hyrjen e tij ne territorin shqiptar duke e shpallur si person te padeshiruar.

Atij i eshte dhene edhe shkresa qe i ndalon hyrjen per ne Shqiperi per nje afat te pacaktuar. Refuzimi i Dhimitropulos eshte ndermarre pasi ka qene pjesmarres aktiv ne bllokimin e aksit nacional Jorgucat-Kakavije bashke me dhjetera shtetas greke te tjere ne shenje proteste fill pas varrimit te Konstantinos Kacifas me 8 nentor 2018.

Kujtojme se egziston nje liste e autoriteteve shqiptare prej 50 personash qe jane shpallur te padeshiruar per te hyre ne Shqiperi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular