BallinaAktualitetFevziu i jep lajmin se SPAK ka kërkuar masë ndaj tij, Meta:...

Fevziu i jep lajmin se SPAK ka kërkuar masë ndaj tij, Meta: Le të vijnë te Konventa !


Kryetari i PL, Ilir Meta ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me situatën politike në vend dhe brenda forcës politike që ai drejton.

Meta tha se në konventën e PL që zhvillohet më 27 prill, është i ftuar edhe SPAK, të cilin e ka sulmuar së fundmi.

Duke ironizuar organin e drejtësisë, kryetari i PL tha se edhe SPAK mund të japë kontributin e tij në Konventë.

Blendi Fevziu: Kam dëgjuar që SPAK-u, deri tani ç’thuhet, ka kërkuar një masë, nuk e di çfarë mase sigurie për ju?

Ilir Meta: SPAK-u është i mirëpritur në konventë kur të ketë dëshirë.

Blendi Fevziu: SPAK-u s’vjen të ndalojë konventën, por ne nuk e dimë masën, por deri më tani sipas gazetarëve të kronikës SPAK-u ka çuar në gjykatë masën e sigurisë për ju?

Ilir Meta: I dashur zoti Blendi, SPAK-u të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e konventës, është i mirëpritur në cilëndo formë, pa asnjë diskutim. Kemi gjë tjetër?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular