BallinaAktualitetArtan Hoxha: Më thanë se aty në SPAK, Veliaj vajti disa herë...

Artan Hoxha: Më thanë se aty në SPAK, Veliaj vajti disa herë në banjë por me shoqërues!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, dha detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për 7 orët që kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kaloi të martën e shkuar në godinën e SPAK-ut, ku u pyet për aferën e inceneratorëve. Hoxha tha se sipas një “kolegu” të SPAK-ut, Veliaj shkoi disa herë në banjë, me shoqërues.

Të hënën ne folëm çfarë do të ndodhte të martën dhe unë i dhashë përmasat e dhomave që janë të ulëta. Madje i pyeta ata kolegët e SPAK-ut, i thashë se si e trajtuan. Thanë se i kemi dhënë leje për të shkuar në banjë sa herë që ka patur nevojë, por me shoqërues dhe jo vetëm. Si koleg këtë nder ia bëmë.

Ato 7 orë atje, ti e ke parë se si e kanë vandakun e dosjeve. Nuk e di të kishin luajtur edhe tenis atje, të ishte Gran Slem, me pesë sete nuk shkon 7 orë.

Kjo gjë mund të kalonte normalisht, nëse kolegu do ta kishte trajtuar si gjë normale. Pra është thirrur si personi që ka dijeni mbi një çështje që heton SPAK-u.

Ai foli aty sikur kishte qenë për inspektim. Ai tha se ishin çuna të sjellshëm, të disiplinuar, janë të financuar nga paratë e PS-së.”-tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular