BallinaKronike“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon të...

“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon të birin pas aksidentit, humb ndjenjat! I biri ngiste makinën me 160 km/h në Lushnjë-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

Fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korrshi, raportoi mbrëmjen e djeshme se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij. Policia dhe zjarrfikësit kanë kërkuar deri në orën 4 të mëngjesit, por pa asnjë rezultat.

Në një video të siguruar nga Top Channel shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Nuk përjashtohet ende mundësia që Fabjol Ibraliu mund të jetë gjallë dhe se pas aksidentit mund të jetë ndihmuar, por këto mbeten ende hipoteza.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160k/h.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular